Alarm për bombë në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, evakuohen nxënësit
Preshevë – Një alarm për vendosjen e një bombe ka mbërritur në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
Pas marrjes së njoftimit, drejtori i shkollës ka ndërmarrë masa të menjëhershme për evakuimin e nxënësve, me qëllim të garantimit të sigurisë së tyre dhe të stafit të shkollës.
Ndërkohë, pritet që organet kompetente të rendit të dalin në vendngjarje dhe të kryejnë kontrollet e nevojshme për të verifikuar vërtetësinë e kërcënimit.
Deri në konfirmimin zyrtar nga autoritetet, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një kërcënim real.
Lajmi është në zhvillim.