Aktgjykim dënues në rastin “Veteranët” – Dënohen 10 ish-zyrtarë, përfshirë Agim Çekun

Publikuar 9 muaj më parë

Prishtinë, 14 korrik 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykim dënues ndaj 10 të akuzuarve në rigjykimin e rastit të njohur si “Veteranët”, duke i dënuar secilin me nga një vit burgim efektiv për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të dënuarit janë: Agim Çeku (ish-kryeministër), Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Sipas trupit gjykues, të udhëhequr nga kryetari Gazmend Bahtiri, të pandehurit janë shpallur fajtorë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu Qeverinë e Republikës së Kosovës që brenda një viti nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të formojë komisione përkatëse për rishqyrtimin administrativ të listës së 19,500 aplikuesve për statusin e veteranit, siç përmendet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Ndërkohë, dy të akuzuarit tjerë, Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj, janë liruar nga akuza, pasi u konstatua se nuk kishin statusin e personit zyrtar në kohën e kryerjes së veprës.

Prokuroria Speciale ka mirëpritur vendimin dënues ndaj 10 të akuzuarve dhe ka njoftuar se do të shqyrtojë ankimimin për lartësinë e dënimeve, si dhe vendimin për lirimin e dy të pandehurve.

Sipas aktakuzës së ngritur në dhjetor 2018 nga prokurori Elez Blakaj, të akuzuarit si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit kanë dëmtuar buxhetin publik për rreth 88 milionë euro, duke u mundësuar në mënyrë të kundërligjshme fitimin e statusit të veteranit personave të painternuar.

Rasti ishte mbyllur më 16 prill 2021 me aktgjykim lirues, por Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim më 26 prill 2022.

A1 info