Aksion policor në veri – 16 të arrestuar për armë dhe krim të organizuar
Policia e Kosovës ka arrestuar 16 persona në një aksion të zhvilluar të mërkurën në Mitrovicë të Jugut dhe Veriut, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.
Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “detyrim” dhe “import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim apo shitje të paautorizuar të armëve ose materieve plasëse”.
Si prova materiale janë sekuestruar:
• 9 armë zjarri
• 200 fishekë dhe municione të ndryshme
• 15 telefona mobilë
• 2 palë pranga
• Thikë, tyta të armës dhe fatrolla
• 1 pajisje DVR
Nga të arrestuarit, 13 janë dërguar në mbajtje. Mes tyre është edhe një zyrtar policor, i cili është pezulluar nga detyra.
Aksioni është zhvilluar në 21 lokacione, përfshirë Mitrovicën e Veriut, Zveçanin dhe Leposaviqin. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani, ka konfirmuar se polici i arrestuar po hetohet për krim të organizuar.
Raporton Koha.net – përcjell A1 Info.