Akademi Përkujtimore në Nder të Dëshmorëve të Luginës së Preshevës – 14 Maji, Dita e Dëshmorëve

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 14 Maj 2025 Sot, me nderim dhe mirënjohje të thellë, u shënua Akademia Përkujtimore kushtuar Dëshmorëve të Luginës së Preshevës, në nder të 14 Majit Ditës së Dëshmorëve.

Në këtë aktivitet solemn, u përkujtuan sakrificat dhe përpjekjet heroike të bijve dhe bijave të kësaj ane që dhanë jetën për liri, dinjitet dhe të ardhmen e brezave që vijnë.

“Përpjekja e tyre për të mbrojtur dhe ruajtur vendin është vetë historia jonë një dëshmi e shpirtit të pathyeshëm të popullit tonë,” u tha mes tjerash gjatë fjalimeve përkujtimore.

Të pranishmit theksuan nevojën që kujtimi i dëshmorëve të mos mbetet vetëm në fjalë, por të mishërohet përmes angazhimit për ruajtjen, zhvillimin dhe forcimin e Preshevës, si amanet i atyre që u flijuan për këtë tokë.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Luginës së Preshevës!