AGJENCIA PËR KUALIFIKIM NË BEOGRAD VAZHDON TË LUAJË “TASHAK”, DUKE TREGUAR FORCËN POLITIKE DHE JO SHTETIN E SË DREJTËS.
Me këtë rast, institucioni në fjalë kërkon që të plotësojmë kërkesën e fundit, çka është në interes që publiku të informohet për këtë çështje, për mos njohjen e diplomave.
Plotësimi i kërkesës sonë ishte si në vijim:
Pas dorëzimit të kërkesës sonë dhe kërkesës që të na dërgojnë kopjen e komunikimit mes Agjencisë për Kualifikim dhe Zyrës për Koordinimin e Punës në procesin e bisedimeve me Prishtinën, Agjencia për Kualifikim ka kërkuar që brenda një afati prej 15 ditësh të përgjigjemi se pse është në interes të publikut mosnjohja e diplomave nga Kosova.
Përgjigja jonë u dërgua si më poshtë:
Bazuar në hulumtimet dhe komunikimet që kemi pasur deri tani, drejtori i agjencisë i referohet akteve të shtetit, përkatësisht Kushtetutës së Republikës së Serbisë, të cilën gjoja e respekton, por në të kundërtën vepron në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe të gjitha ligjet në fuqi.
Edhe pse është në fuqi Rregullorja për mënyrën e veçantë të njohjes së diplomave të arsimit të lartë dhe vlerësimin e programeve studimore të universiteteve nga territori i Kosovës, të cilat kryejnë veprimtarinë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Agjencia për Kualifikim nuk e zbaton atë.
Me këtë, dëshirojmë të njoftojmë publikun se Agjencia për Kualifikim #NUK bazohet në dispozitat ligjore, por në mendimin e individëve. Prandaj, është e nevojshme të informohet opinioni publik se është duke u bërë diskriminim i drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve të Republikës së Serbisë me kombësi shqiptare. Kjo mund të konsiderohet si një formë e rëndë e diskriminimit, e cila është e sanksionuar me ligj, ndërsa ju veproni në kundërshtim me të:
• Propagandimi ose nxitja e diskriminimit nga organet e pushtetit publik dhe në procedurat para organeve shtetërore;
• Propagandimi i diskriminimit përmes mjeteve të informimit publik.
Gjithashtu, është e domosdoshme t’i shpjegohet publikut se në Republikën e Serbisë vendos pushteti dhe jo ligji dhe se të drejtat e njeriut nuk respektohen nga Agjencia për Kualifikim ndaj qytetarëve shqiptarë.
Dhe çka është shumë me rëndësi, gjithashtu duhet të informohen edhe organet e sigurisë që të verifikojnë nëse ka persona që punojnë për shërbime të huaja me qëllim të destabilizimit të jugut të Serbisë. Krejt këtë e themi nga përvoja e viteve të ’90-ta, kur në këtë mënyrë sillej Sllobodan Millosheviqi. Pra, publiku duhet të informohet nëse dikush ka për synim edhe një kryengritje tjetër.
Pra, këto janë disa nga arsyet pse po e informojmë publikun.
Në fund, e vetmja gjë që kërkojmë nga ju është të merrni një vendim për miratimin ose refuzimin e kërkesave për personat që posedojnë certifikata evropiane, bazuar në rregullore dhe jo në mendimet e individëve apo zyrave të krijuara artificialisht.
Kjo është shkresa e dërguar Agjencionit në fjalë.
Siç mund të shihni, një komunikim prej dy rreshtash nga një zyrtar ka forcë të mposhtë të gjitha ligjet e shtetit. DISKRIMINIM KLASIK!
Nuk është tani me rëndësi njojha e diplomës sa kuptimi i sundimit të ligjit dhe forcës.
