Afrim Cana emërohet ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan

Publikuar 12 muaj më parë

Gjilan, 29 prill 2025 – Dr. Afrim Cana është caktuar ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, pas përfundimit të mandatit të rregullt të drejtorit të deritanishëm, Arsim Emini. Vendimi është marrë nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) më 28 prill 2025.

Dr. Cana është profesionist i dëshmuar në fushën e shëndetit mendor dhe ka një përvojë të gjatë në menaxhim shëndetësor. Ai ka udhëhequr për gati dy dekada Shërbimin e Shëndetit Mendor në Gjilan (2005–2025), duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin dhe avancimin e këtij sektori në regjionin e Anamoravës.

Emërimi i tij në këtë detyrë vjen si hap drejt vazhdimit të menaxhimit profesional dhe të përkushtuar në institucionin më të rëndësishëm shëndetësor të rajonit.

A1 info