Administrata komunale e Preshevës fiton turneun e futbollit – pritet nga kryetarja Sinani

Publikuar 1 vit më parë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, priti sot ekipin e administratës komunale, fitues të vendit të parë në turneun e futbollit për punëtorë, organizuar nga Qendra Sportive për vitin 2025.

Duke i falënderuar për përfaqësimin e shkëlqyer, znj. Sinani u shpreh se ky sukses është dëshmi e frymës së bashkëpunimit dhe respektit ndërkolegial, vlera që duhet të kultivohen në çdo institucion.

“Sporti na bashkon dhe na mëson solidaritetin – vlera që na duhen sot më shumë se kurrë”, theksoi ajo.