Abdixhiku: Takimi me Kurtin ishte i mbarë, bisedimet do të vazhdojnë

Publikuar 3 muaj më parë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka vlerësuar si të mbarë takimin treorësh të zhvilluar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke bërë të ditur se diskutimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Pas takimit, Abdixhiku tha se LDK-ja ka hyrë në bisedime me vullnet të mirë, duke respektuar rezultatin zgjedhor dhe me synimin për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, gjatë takimit janë trajtuar çështje programore, politike dhe tema që lidhen me të ardhmen strategjike të vendit, ndërsa ai ritheksoi se LDK-ja mbetet në qëndrimet e saj për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që garanton balancë institucionale dhe demokratike.

Abdixhiku paralajmëroi se dialogu me Kurtin do të vazhdojë, por shtoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje politike, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

“Nëse s’bëjmë asgjë, i vetmi skenar i garantuar janë zgjedhjet e reja”, deklaroi Abdixhiku.

#LDK #LumirAbdixhiku #AlbinKurti #Kosovë #Politikë