A DO TË KETË NDËRPRERJE TË PLOTË TË MËSIMIT NË SERBI?!

Publikuar 2 vjet më parë

Situata në arsim është ende e tensionuar. Mbledhja ku morën pjesë përfaqësuesit e Shoqatës së Shkollave Greviste, Shoqata e Shkollave Fillore PULS, Shkollat e Mesme PULS, Forumi i shkollave të mesme të Beogradit, Forumi i shkollave të Banatit dhe përfaqësues të tjerë të qyteteve, u mbajt dhe u konstatua që të gjithë edukatorëve që aktualisht punojnë 30 ose 45 minuta, t’u dërgohet kërkesë për ndërprerjen e mësimit gjatë javës së ardhshme, nga data 24 deri më 28 shkurt, ndërsa është dërguar edhe ftesë për një protestë të madhe.

“Kolegët e Forumit të Shkollave të Banatit propozuan në periudhën e ardhshme formimin e Odës së Arsimit të Serbisë, një shoqatë profesionale e edukatorëve përmes së cilës do të mund të ndikonim në segmente të ndryshme të sistemit arsimor”, thuhet gjithashtu në njoftim, duke shtuar se u theksua nevoja për rrjetëzimin shtesë të të gjitha shkollave për të bërë më efikas rrjedhën e informacionit.

Sipas Ministrisë së Arsimit, 8 për qind e shkollave në Serbi aktualisht janë të bllokuara, ndërsa mësimi mbahet në 92 për qind. Zyrtarët ishin unanim se muaji mars është afati i fundit për të kompensuar mësimet e munguara pa masa radikale si zgjatja e vitit shkollor. Shumica e shkollave fillore dhe të mesme në Serbi i kanë dërguar tashmë Ministrisë së Arsimit planet e tyre të kompensimit për shkak të pezullimit të pjesshëm ose të plotë të punës. Ndryshe, sipas ligjit, është e mundur që viti shkollor të zgjatet edhe për një javë.

Në pozicionin më të pafavorshëm janë nxënësit e klasës së tetë, të cilët zakonisht e përfundojnë vitin shkollor më herët dhe kanë ende provimet përfundimtare të pranimit, por edhe për maturantët që aplikojnë në disa nga fakultetet e huaja.

Ministrja e Arsimit Sllavica Gjukiq Dejanoviq theksoi se “nuk mund t’ua heqim të drejtën fëmijëve për arsim” dhe se është e rëndësishme të gjejmë mënyra që fëmijët të kthehen në shkollë dhe të përfundojnë vitin shkollor.

(Telegraf.rs)