Dyshime për lobim të aktivistëve të PVD-së dhe PDSh-së kundër deputetit nga Medvegja
“Lëvizja për Bashkim”, e udhëhequr nga Usama Zukorliq, mori 1,089 vota në komunën e Preshevës, ku mbështetjen më të madhe e pati në Miratoc me 422 vota dhe në Rahovicë me 273 vota.
Në këtë lobim dyshohet se janë përfshirë dy aktivistë të PVD-së dhe PDSh-së, të cilët, sipas pretendimeve, me lejen e kryetarëve të subjekteve të tyre, kanë lobuar edhe gjatë ditës së zgjedhjeve.
Dyshimet lidhen me një përpjekje të mundshme për ta lënë jashtë Kuvendit deputetin nga Medvegja. Këto pretendime mbeten për t’u verifikuar nga palët e përmendura.