KRYETARI I LR-SË, SAMI SALIHU VOTON NË SHF “SELAMI HALLAÇI” NË RAHOVICË
Në fshatin Rahovicë, në shkollën fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë, sot votoi kryetari i Lëvizjes për Reforma, z. Sami Salihu, së bashku me bashkëshorten e tij.
Ai pas votimit, bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të Luginës që ta ushtrojnë të drejtën e votimit që të dëgjohet më fuqishëm zëri i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.
Ai në statusin e tij shkruan:
“Sot votova, me dëshirën që zëri i shqiptarëve të jetë sa më i fuqishëm.
I ftoj të gjithë qytetarët të dalin në votime dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
Çdo votë ka rëndësi, çdo zë na bashkon”!
A1info