ORË E PËRBASHKËT LETRARE: SHOQATA E SHKRIMTARËVE “OENEUM ” NGA TETOVA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE “FENIKS” PRESHEVË

Publikuar 5 ditë më parë

Preshevë, 23.10.2026

Në Amfiteatrin e Bibliotekës “Mehmet Jusufi” në Preshevë, Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve “Feniks” nga Presheva, mbajtën orë letrare me moton “Na bashkon vargu poetik”.

Manifestimin e hapi kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Avni Shaqiri, e më pastaj për fjalë rasti u paraqit edhe kryetarja e Shoqatës së Shkrimtar1ëve “Oeneum” nga Tetova, poetja Sadije Aliti.

Në këtë orë letrare lexuan këta krijues nga Tetova:Sadije Aliti, Behare Neziri, Muhaxher Haruni, Rami Kamberi, Bajramali Selimi, Daim Iljazi, Syrja Etemi, Merxhan Jakupi, Eda Aliti, Fjolla Saiti, Elona Fazlija, Bora Saiti, Arlinda ALiu, Rona Useini, Krenare Selimi dhe Gentiana Ramadani.

Ndërsa nga Shoqata e Shkrimtarëve “Fenik”: Avni Shaqiri, Bilall Maliqi, Nehat Ramizi, Jalldëze Kasumi, Valbona Hasani dhe Tomor Kelmendi.

Vlen të theksohet se Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, pati shkruar një Memorandim Bashkëpunimi me Shoqatën e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, në maj të vitit 2017, në mes kryetarëve: Prof.dr. Zejnepe Alili Rexhepi dhe nga Bilall Maliqi.

Në fund u ndan mirënjohje nga të dy shoqatat.

a1info