PVD shënon 36-vjetorin e themelimit, organizon koktej përvjetor në Samolicë

Publikuar 2 javë më parë

Partia për Veprim Demokratik (PVD) do të shënojë 36-vjetorin e themelimit me një koktej përvjetor, që do të mbahet të mërkurën, më 14 tetor 2026, në Restaurantin “Bici” në Samolicë, duke filluar nga ora 18:00.

Me rastin e këtij përvjetori, PVD u ka drejtuar një ftesë anëtarëve, veprimtarëve dhe simpatizantëve të saj, për të festuar së bashku një rrugëtim 36-vjeçar të karakterizuar nga përkushtimi, sakrifica dhe angazhimi politik për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të shqiptarëve.

Në mesazhin e saj për këtë përvjetor, PVD thekson rëndësinë e kontributit të të gjithë atyre që ndër vite kanë qenë pjesë e historisë së partisë, nga themeluesit dhe veprimtarët që qëndruan në periudha të vështira, deri te brezat e rinj që vazhdojnë ta bartin këtë përgjegjësi.

Sipas ftesës, takimi synon të jetë një mundësi për të ndarë kujtime, emocione dhe përjetime nga rrugëtimi politik i partisë, si dhe për të shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në vazhdimësinë e saj.

PVD e cilëson këtë përvjetor jo vetëm si një rast për të kujtuar të kaluarën, por edhe si një moment për të reflektuar mbi përgjegjësitë dhe sfidat e së ardhmes.

Kokteji për 36-vjetorin e PVD-së do të mbahet më 14 tetor 2026, në orën 18:00, në Restaurantin “Bici” në Samolicë.