Pse Medvegja duhet t’i prijë listës së unifikuar shqiptare?

Publikuar 3 javë më parë

shkruan: Naser PAJAZITI

Çdo palë zgjedhje për shqiptarët në Serbi janë “déjà vu”, diçka që e kemi parë: politikanë të veshur me kollare që shkojnë në Beograd, ulen në karriget e ngrohta të Parlamentit me tek-tuk ndonjë fjalim dhe kthehen në Preshevë e Bujanoc me të njëjtin avaz e kangë.

Çfarë është bërë deri sot? ASGJË. Disa takime formale zyrave sa për të larë gojën, disa fotografi me buzëqeshje false dhe ZERO rezultate konkrete. Ndërkohë, e gjithë kjo letargji politike nxjerr në pah realitetin se fshihet nga një adresë shqiptare çdo ditë e më shumë.

A kanë shqiptarët nevojë për një formë të re përfaqësimi? Jo nevojë, por kjo është pyetje mbijetese!

Kjo klasë politike e sotme nuk ka dhënë ndonjë rezultat konkret, e në anën tjetër tre vendbanimet Medvegjë, Preshevë, Bujanoc vijojnë të jenë pjesë e strategjisë së “tokës së djegur” në rrugë institucionale nga Serbia, përmes mekanizimit ligjor të pasivizimit.

Në Preshevë e Bujanoc thuajse çdo ditë apo javë ikën ndonjë i ri, ndonjë familje ose fshihet nga një adresë. Ndërsa, të mos flasim për Medvegjën që është shembulli më barbar i spastrimit burokratik me pothuajse 90% të vendbanimeve të pasivizuara — aty nuk po fshihen thjesht adresa, por po fshihet historia dhe qenia shqiptare.

Andaj sot është mëse vendim historik dhe strategjik që Medvegja t’i prijë listës së unifikuar shqiptare për zgjedhjet parlamentare në Serbi! T’i japësh të drejtën e prijsit Medvegjës do të thotë t’i përplasësh Serbisë në fytyrë se akti i spastrimit të heshtur etnik nuk kalon. Mbrojtja e Luginës sot mbrohet përmes Medvegjës, sepse nesër radhën e kanë Bujanoci e Presheva.

Pse të mos vendoset edhe parimi i funksionimit politik përmes rotacionit, e që ky model do të krijonte një frymë të vërtetë solidariteti, ku tre komunat nuk shihen si rivale për karrige, por si një trup i vetëm që mbron pikën më të rrezikuar të saj.

Në këtë udhëkryq diplomatik, shtrohet pyetja se çfarë profili duhet t’i prijë kësaj fryme të re pa rënë në kuadrin e politikës tradicionale lokale. Deri më sot, përfaqësimi ka funksionuar brenda një rrethi të mbyllur provincial, ku mandati parlamentar është trajtuar më tepër si mjet për mbijetesë apo konsolidim personal sesa si platformë strategjike. Kjo krijon nevojën urgjente për një qasje të re sistemike.
Kjo kauzë kërkon sot një profil krejtësisht ndryshe nga modeli i deritanishëm: një figurë të dalë nga vetë dhimbja e Medvegjës, që e njeh nga afër gjenocidin burokratik mbi terren, por që nuk e mbështet veprimtarinë e saj në retorikë partiake apo në varësi nga pushtetet ditore.

Luginës i duhet një drejtues me përvojë të provuar në diplomacinë evropiane dhe me kapacitet për t’u përballur ndryshe me Beogradin, por edhe për të çuar nisma për pasivizimin deri në zyrat vendimmarrëse ndërkombëtare.
Një profil i tillë nuk mjaftohet me fjalime vendore për konsum të brendshëm, por posedon rrjetin dhe kapacitetin institucional për ta çuar zërin e këtyre komunave direkte në tryezat e vendimmarrjes perëndimore. Ky do të jetë kalimi nga një diplomaci reaktive e dështuar lokale në një strategji proaktive, ku dosja e të drejtave të shqiptarëve të Luginës do të merrte kahje tjetër të alarmimit. dhe ndërkombëtarizimit!