Nis grumbullimi i nënshkrimeve për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet e 25 tetorit

Publikuar 4 javë më parë

Ka nisur grumbullimi i nënshkrimeve për mbështetjen e listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Kandidati për deputet, Viser Memeti, ka bërë të ditur se procesi i mbledhjes së nënshkrimeve ka filluar, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin listën e përbashkët.

Sipas Memetit, “Koalicioni Shqiptar” synon të bashkojë zërin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të sigurojë një përfaqësim të përbashkët në Parlamentin e Republikës së Serbisë.

“Ju ftojmë që të bëheni pjesë e këtij procesi dhe ta shprehni mbështetjen tuaj përmes nënshkrimit”, ka shkruar Memeti.

Grumbullimi i nënshkrimeve po zhvillohet në zyrën e Alternativës për Ndryshim, ku qytetarët mund të japin mbështetjen e tyre për listën e përbashkët.

Zgjedhjet parlamentare janë caktuar për 25 tetor, ndërsa mbledhja e nënshkrimeve është një nga hapat e nevojshëm për certifikimin e listës zgjedhore.