PËRMES ARTIT DHE TRADITËS NË PRESHEVË

Publikuar 7 orë më parë

Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, të enjten, më 10 shtator 2026, në orën 18:00, Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva” organizoi një mbrëmje letrare me pjesëmarrjen e nxënësve dhe profesorëve të dy qendrave të mesme shkollore: Gjimnazit “Skënderbeu” dhe Shkollës së Mesme Teknike nga Presheva.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Urat e Kulturës – Dialogu Ndërkulturor përmes Artit dhe Traditës”, i mbështetur nga Shërbimi i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në këtë ngjarje kulturore, përveç nxënësve dhe profesorëve të dy shkollave, morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave kulturore lokale. Ndër ta ishin përfaqësuesi i Shërbimit të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Bjetulla Mustafi; kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniksi”, Avni Shaqiri; kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, Xhemaledin Salihu; shefi i orkestrës, Skender Halimi, si dhe profesorët nga Gjimnazi “Skënderbeu”: Nexhmedin Veliu, pedagog, dhe Nora Tahiri, profesoreshë; pastaj, nga Shkolla e Mesme Teknike, profesorët Fitore Jahiu dhe Ahmet Ahmeti dhe nxënësit nga dy shkollat e mesme në Preshevë.

Kryetari i Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, Sevdail Hyseni, tha se qëllimi i mbrëmjes letrare është që kultura të shërbejë si urë bashkimi dhe jo si kufi ndarës.

“Ne mund të flasim gjuhë të ndryshme, të kemi tradita të ndryshme, por arti na jep një gjuhë të përbashkët”, u shpreh Hyseni.

Ai theksoi se, përmes punëtorive kreative, aktiviteteve artistike dhe prezantimit të traditave kulturore, projekti synon të promovojë respektin e ndërsjellë, tolerancën, mirëkuptimin dhe pranimin e diversitetit kulturor si një vlerë të përbashkët të shoqërisë.

Në vazhdim, fjalën e mori kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniksi”, Avni Shaqiri, i cili diskutimin e tij e filloi me një prezantim të veprimtarisë kulturore të kësaj shoqate dhe organizimit të orëve letrare nëpër shkolla. Ai gjithashtu lexoi një poezi nga krijimtaria e tij letrare.

Për rolin dhe rëndësinë e trashëgimisë kulturore foli kryetari i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, Xhemaledin Salihu. Në këtë drejtim diskutoi edhe Skender Halimi, D.J. i parë në diskotekën “Macumba”, me lokacion në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë. Këtë ngjarje kulturore e përshëndeti pedagogu i Gjimnazit “Skënderbeu”, Nexhmedin Veliu, si dhe disa nga pjesëmarrësit e tjerë.

Një pjesë e veçantë e aktivitetit ishte bashkëbisedimi me nxënësit, ku u diskutua për njohuritë e tyre mbi këngët dhe vallet shqiptare, poezinë e autorëve shqiptarë, veshjet tradicionale, instrumentet popullore, ritet dhe zakonet, si dhe tema të tjera që lidhen me poezinë, këngën dhe trashëgiminë kulturore në këndvështrimin e të rinjve.

Përmes këtij bashkëbisedimi, nxënësit patën mundësinë të shprehin njohuritë, përvojat dhe pikëpamjet e tyre mbi mënyrën se si trashëgimia kulturore mund të ruhet, të përcillet te brezat e rinj dhe të marrë jetë në format e reja të komunikimit dhe krijimtarisë.

Mbrëmja letrare në Preshevë dëshmoi se kultura nuk është vetëm kujtesë e së kaluarës, por edhe një mundësi për të ndërtuar mirëkuptim në të tashmen dhe shpresë për të ardhmen. Kur të rinjtë takohen përmes librit, poezisë, muzikës dhe traditës, dallimet nuk bëhen pengesë, por pasuri që mund të bashkëjetojnë. Sepse urat e kulturës ndërtohen nga njerëzit, por forcohen nga brezat e rinj.