Rexhepi: Shtatori vjen, Serbia i bllokon fondet për librat e 3.686 nxënësve shqiptarë

Publikuar 3 javë më parë

PRESHEVË – Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, 3.686 nxënës shqiptarë të shkollave fillore në Luginën e Preshevës pritet të ulen në bankat shkollore, ndërsa fondet e ndara nga Republika e Kosovës për sigurimin e librave falas vazhdojnë të jenë të bllokuara, ka deklaruar Enkel Rexhepi.

Sipas Rexhepit, institucionet e Serbisë po pengojnë transferimin e mjeteve të destinuara për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSh), duke bërë që nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ta nisin vitin e ri shkollor pa librat falas të paraparë për ta.

Ai rikujton se gjatë vitit të kaluar për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore në këto tri komuna ishin siguruar 35.448 libra shkollorë në gjuhën shqipe, të cilët ishin shpërndarë në rreth 15 shkolla fillore.

Edhe këtë vit, sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjete për sigurimin e librave falas. Megjithatë, Rexhepi pretendon se Serbia nuk po lejon transferimin e këtyre mjeteve te Këshilli Kombëtar Shqiptar, duke pamundësuar kështu edhe sigurimin dhe shpërndarjen e librave për nxënësit.

Rexhepi thotë se bëhet fjalë për libra që tashmë janë të aprovuar nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë, ndërsa përgjegjësinë politike për situatën ia atribuon ministrit Demo Berisha.

“Librat janë të aprovuar. Mjetet janë siguruar. Fëmijët janë në bankat shkollore. Por Serbia po e ndalon fondin që do t’ua siguronte librat falas”, është mesazhi i Rexhepit.

Ai ngre shqetësim edhe për gjendjen e teksteve në shkollat e mesme në gjuhën shqipe, duke pretenduar se në Serbi nuk është aprovuar asnjë tekst shkollor sipas planprogrameve bashkëkohore për këto shkolla.

Sipas tij, situata krijon një problem të dyfishtë për arsimin shqip: në shkollat fillore pengohen fondet për sigurimin e librave tashmë të aprovuar, ndërsa në shkollat e mesme vazhdon problemi me aprovimin e vetë teksteve.

“Mund t’i bllokojnë fondet për KKSh-në. Por nuk mund ta bëjnë normale që 3.686 fëmijë shqiptarë të mbeten pa libra, vetëm pse mësojnë shqip”, përfundon Rexhepi.