Nesër nis viti i ri shkollor, mësimi fillon në të gjitha shkollat

Publikuar 2 javë më parë

Nesër, më 1 shtator 2026, nis zyrtarisht viti i ri shkollor, ndërsa nxënësit do t’u rikthehen bankave shkollore pas përfundimit të pushimeve verore.

Shkolla Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë ka njoftuar prindërit dhe nxënësit për fillimin e mësimit dhe orarin e ditës së parë.

Sipas njoftimit, për ciklin e lartë, klasat V–VIII, mësimi do të zhvillohet në ndërrimin e parë dhe do të nisë në orën 08:00.

Ndërkaq, për ciklin e ulët, klasat I–IV, mësimi do të fillojë në ndërrimin e dytë, nga ora 13:45.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, dyert e shkollave do të hapen edhe për nxënësit e klasave të para, të cilët nesër do të ulen për herë të parë në bankat shkollore.

Drejtuesit e shkollës u kanë uruar nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve një vit të mbarë shkollor, me sa më shumë suksese.