Vjosa Osmani: Kosova ka një emër për President – Prof. Dr. Bekim Sejdiu

Publikuar 2 javë më parë

Presidentja Vjosa Osmani ka përmendur Prof. Dr. Bekim Sejdiun si një emër që, sipas saj, përfaqëson seriozitetin, integritetin dhe vizionin që kërkon posti i Presidentit të Republikës së Kosovës.

“Sot, Kosova ka një emër për Presidentin e Republikës që përfaqëson seriozitetin, integritetin dhe vizionin që kërkon një përgjegjësi e tillë. Prof. Dr. Bekim Sejdiu”, ka shkruar Osmani.

Ajo e ka përshkruar Sejdiun si profesionist të dëshmuar, njeri me integritet dhe figurë që njeh nga afër shtetin, institucionet dhe sfidat e Kosovës.

Osmani ka bërë të ditur se me Sejdiun ka bashkëpunuar për 25 vite, përfshirë edhe gjatë mandatit të saj si Presidente, kur ai ishte pjesë e kabinetit të saj.

Presidentja ka theksuar se vendimi në fund u takon përfaqësuesve të zgjedhur të Republikës, duke e cilësuar përgjegjësinë e tyre për këtë vendim si historike.

“Ta bëjmë këtë zgjedhje duke menduar për Kosovën që duam të ndërtojmë, për interesin shtetëror, për stabilitetin institucional, për fuqizimin e aleancës euroatlantike e për demokracinë”, ka shkruar Osmani.

Ajo e ka përmbyllur mesazhin me fjalët: “Na priftë e mbara, për Republikën mbi të gjitha! 🇽🇰”.