Sami Salihu godet manipulimet nga Prishtina: Lugina nuk është çështje individuale, por politike

Publikuar 2 muaj më parë

Kryetari i Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po trajtohet çështja e Luginës së Preshevës, duke kundërshtuar përpjekjet që, sipas tij, ta zhveshin atë nga dimensioni politik dhe ta reduktojnë në nivel të të drejtave individuale.

Salihu ka kritikuar ndryshimin e vazhdueshëm të qasjes ndaj Luginës. Sipas tij, nga kërkesa për bashkim me Kosovën, çështja fillimisht u reduktua në reciprocitet të të drejtave me serbët e Kosovës, ndërsa tani po tentohet të paraqitet thjesht si çështje e të drejtave individuale.

“Tash po e reduktojnë edhe më shumë: nga një çështje e statusit politik dhe e vullnetit kolektiv, në një çështje të të drejtave individuale. Poshtë e më poshtë”, ka deklaruar Salihu.

Për kreun e Lëvizjes për Reforma, një qasje e tillë rrezikon të anashkalojë dimensionin politik dhe vullnetin kolektiv të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Salihu është shprehur kategorik se Lugina nuk mund të trajtohet vetëm përmes prizmit të të drejtave individuale.

“Jo. Çështja e Luginës është dhe mbetet çështje politike që kërkon zgjidhje politike”, ka përfunduar Sami Salihu.

Me këtë reagim, Salihu dërgon një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj qasjeve politike në Prishtinë: Lugina e Preshevës nuk mund të përdoret për kalkulime të momentit dhe as të reduktohet nga një çështje politike e kolektive në një dosje të zakonshme të të drejtave individuale.

Postini i plotë i Sami Salihut: https://www.facebook.com/share/p/1Cz7g9xv5G/?mibextid=wwXIfr