“NË SHTËPINË E VJETËR” -ROMAN NGA FEHMI RAMADANI
Doli nga shtypi libri më i ri, roman për të rritur, i poetit Fehmi Ramadani, me titull “Në shtëpinë e vjetër”, përgatitur për shtyp nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, botues “Lena” Prishtinë, 2026.
Recensenti i librit, shkrimtari, Bilall Maliqi lidhur me këtë roman shkruan:
“Në shtëpinë e vjetër” është një roman autobiografik dhe elegjiak që ndërthur fatin e një familjeje dhe të një populli me gjeografinë e shpirtit, dhimbjen e historisë dhe forcën e pashuar të kujtesës. Autori, jep një kronologji të rrugëtimit që nga lindja e kryepersonazhit, rritjes, shkollimit të tij nga shkolla fillore, e mesme, shkuarja në shërbimin ushtarak, përfundimin e fakultetit dhe martesën e tij.
Në roman, ngjarjet nuk ndiqen përmes një kronologjie të ftohtë, por përmes një personazhi alegorik dhe aktiv , Përmallimit, i cili shërben si udhëtar i kohës dhe dëshmitar i ngjarjeve. Ky roman diku stërpiket edhe me periudha historike e me personazhe historike, siç bie fjala për fshatin Maxhere, me Mulla Nuredin Maxheren një hoxhë, prijës dhe patriot i shquar, ku autori përmes personazhit të tij Përmallimit, jep të dhëna me peshë historike për këtë figurë kombëtare.
a1info