Presidenti Vuçiq në Medvegjë flet anglisht

Publikuar 2 javë më parë

Haki Emini: Para se të flitet për integrim, dialog dhe të drejtat e pakicave, duhet të shtrohet një pyetje që prej vitesh kërkon përgjigje: si mund të heshtë shteti përballë pasivizimit të adresave dhe humbjes së të drejtave qytetare të shqiptarëve në Medvegjë? Vizitat dhe fjalët nuk mjaftojnë kur një komunitet i tërë kërkon që shteti t’i trajtojë qytetarët e vet sipas ligjit dhe Kushtetutës.

Haki Emini

Në kuadër të fushatës parazgjedhore, në prag të shpalljes së zgjedhjeve, presidenti Vuçiq vizitoi edhe Qarkun e Jabllanicës, ku shkoi me qëllim që të bisedonte me përfaqësuesit e pakicave atje, të dëgjonte problemet e tyre dhe t’u ofronte – ose të paktën t’u premtonte – ndihmën e nevojshme. Ajo që, megjithatë, bie në sy është fakti se këtë herë presidenti Vuçiq, gjatë qëndrimit në Medvegjë, nuk bisedoi me përfaqësuesit e pakicës shqiptare, ndonëse problemet e tyre janë më të shumta dhe zgjasin prej vitesh, për çka është e informuar edhe bashkësia ndërkombëtare, ndërsa për pozitën e saj diskutohet si në institucionet amerikane, ashtu edhe në ato të BE-së. (Dihet, ndërkaq, se rrënjët e këtij problemi shkojnë deri në kohën e intervenimit të NATO-s, kur shqiptarët e tubuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës u përleshën me forcat shtetërore të sigurisë së Serbisë, për çka edhe sot, më shumë se 20 vjet pas konfliktit, rajoni i jugut të Serbisë nuk arrin të ndërtojë një jetë stabile dhe paqësore në një bashkësi multietnike.)

Në Medvegjë, presidenti Vuçiq bisedoi me përfaqësuesit e pakicës rome, u interesua për pozitën e tyre sociale, problemet me të cilat përballen etj., por për problemin kyç të këtij komuniteti – masën administrative të pasivizimit të vendbanimit, e cila zbatohet në mënyrë selektive, me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike dhe në dëm të shqiptarëve – nuk u tha asnjë fjalë. Në vend të kësaj, presidentit Vuçiq iu drejtua një i ri i nacionalitetit rom, madje në anglisht! (Po të isha në vendin e presidentit Vuçiq, do të pyesja veten se çfarë tregon kjo për integrimin e komunitetit rom, kur një përfaqësues i tyre vendosi t’i drejtohej atij në një gjuhë të huaj.) Tashmë disa herë u jam drejtuar institucioneve të Serbisë dhe presidentit Vuçiq me letër të hapur, me qëllim që të vë në dukje problemin e rëndë të pasivizimit të vendbanimit, me të cilin përballen banorët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Ky problem vazhdon që nga viti 2011, pra tashmë plot 15 vjet, si pasojë e të cilit rreth 90% e shqiptarëve të këtushëm kanë humbur të drejtat e tyre qytetare. Në letrën time të fundit të hapur drejtuar presidentit Vuçiq, e paralajmërova se „ky aparteid i heshtur është vetëm vazhdim i politikës millosheviqiane të përndjekjes së hapur të shqiptarëve, ndërsa një nga viktimat e metodologjisë së përmendur të ‘fshirjes së identitetit’ ishim edhe familja ime dhe unë personalisht, përmes metodës administrative të ‘pasivizimit të vendbanimit’, të cilën e përjetuam në fillim të vitit 2019“. Vendimi për pasivizim nuk m’u dorëzua mua, siç e përcakton ligji, por vëllait tim, pasi unë në atë kohë ndodhesha jashtë vendit. Menjëherë angazhova një avokat, i cili brenda afatit ligjor (prej 8 ditësh) parashtroi ankesë, por përgjigje as pas 7 vjetësh ende nuk kemi marrë (ndonëse afati ligjor është 60 ditë). Është simptomatike se numri i vendimeve të marra për pasivizimin e adresës rritet nga viti në vit: sipas të dhënave të marra nga Drejtoria e Policisë në Vranjë, nga 417 vendime për pasivizimin e adresës në vitin 2021, ky numër u rrit në 526 në vitin 2024, ndërsa në vitin 2025 u shënua një rritje e menjëhershme në 826 vendime. Numri i saktë i adresave të pasivizuara për Medvegjën nuk dihet me siguri (para dy vjetësh ishin mbi 4 200), pasi disa qytetarëve të nacionalitetit shqiptar vendimi as nuk u është dorëzuar (duhet të paguajnë 130 euro për vendimin), ndërsa ata që janë ankuar ndaj vendimit sërish nuk marrin asnjë përgjigje.

Është mirë që presidenti Vuçiq interesohet për problemet e komunitetit rom në komunën e Medvegjës, por për problemin qendror të këtij rajoni duhet të përfshihet në dialog edhe komuniteti shqiptar, si më i prekuri – nga 7000 shqiptarë që jetonin në komunën e Medvegjës, sot nuk kanë mbetur më shumë se 500 individë! Autoritetet kosovare e zgjidhën të njëjtin problem shumë më me efikasitet: Albin Kurti dhe Lista Serbe votuan ligjin sipas të cilit të gjithë serbët që kanë jetuar në Kosovë deri në vitin 1998 mund ta fitojnë automatikisht shtetësinë e Kosovës, ndërsa ne, qytetarët e nacionalitetit shqiptar në Serbi, trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë, ndonëse i paguajmë rregullisht tatimet dhe i shlyejmë të gjitha detyrimet përkatëse. Megjithatë, shteti ka vendosur të na fshijë nga lista e qytetarëve të tij. Ndërkohë, Kurti e akuzon opozitën në Kosovë për problemet me Serbinë (ndonëse Kosova nën Kurtin realizon shkëmbime me Serbinë në vlerë prej 500 milionë eurosh), ndërsa presidenti Vuçiq në fushatën e tij parazgjedhore fajëson funksionarët e paaftë të SNS-së, të cilët publikisht i qorton dhe i poshtëron para kamerave, sikur me këtë do të zgjidhej qoftë edhe një nga problemet e grumbulluara në Serbi. Presidenti Vuçiq dhe institucionet e Serbisë duhet të flasin me përfaqësuesit e pakicës shqiptare jo në anglisht, por sipas shkronjës së ligjit dhe në frymën e Kushtetutës në fuqi, e cila shqiptarëve u garanton të drejtat themelore njerëzore dhe qytetare njësoj si edhe qytetarëve të tjerë të Serbisë!

Me respekt,

Hakija Eminoviq