KALENDARI HISTORIK
Më 21 gusht të vitit 1941, u formua Çeta Partizane e Pezës, që ishte çeta e parë partizane e Luftës Nacionalçlirimtare. Më 21 Gusht 1941, me ardhjen e Vasil Shantos, Hero i Popullit në Pezë, çeta riorganizohet në çetë partizane. Komandant i çetës emërohet Myslim Peza, komisar Vasil Shanto. Me largimin e Vasil Shantos me detyrë në qarkun e Shkodrës, komisar caktohet biri i nderuar i Peqinit, trimi Mustafa Adem Gjinishi. Në shtëpinë e Babë Myslimit u mbajt Konferencën Historike të Pezës më 16 shtator 1942, me program pluralist pa dallim feje, krahine e ideje, në të cilën morën pjesë 18 delegatë me bindje të ndryshme politike, prej të cilëve 13 ishin patriot dhe nacionalistë dhe 5 të Partisë Komuniste. Këtu Babë Myslimi do të ishte delegate dhe u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm antifashist nacionalçlirimtar. Armiqtë pushtues nazifashistë, kanë organizuar kundër popullit dhe partizanëve të Pezës, 18 operacione të përgjakshme. 75 mijë nazifashistë të pajisur me tanke, artileri e aviona, prej të cilëve mbeten të vrarë rreth 700 veta nazifashistë dhe shumë të plagosur në kodrat e Pezës. Me krijimin e Batalionit partisan të Pezës më 15 Mars 1943, komandant emërohet Myslim Peza dhe komisar Mustafa Gjini, si i pari batalion në shkallë vendi dhe më pas krijohet grupi partizan i Pezës me 18 Korrik 1943, komandant Myslim Peza dhe komisar trimi Kristo Themelko, zv/komisar Tonin Jakova dhe Masar Shehu, zv/komandant Nazmi Kaba.
a1info