Bujanoc: Takim lamtumirës me shefin e Zyrës së OSBE-së, Antonios Balaskas

Publikuar 1 muaj më parë

Në Bujanoc është zhvilluar sot takimi lamtumirës me shefin e Zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Antonios Balaskas, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi i zhvilluar gjatë dy viteve të fundit, veçanërisht në kuadër të projekteve të përbashkëta që lidhen me Këshillin për Siguri të Komunës së Bujanocit.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar kontakte të rregullta javore, përmes të cilave janë adresuar shqetësimet e qytetarëve të komunës. Vëmendje e veçantë i është kushtuar avancimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe integrimit të tyre në jetën publike.

Kontributi diplomatik i Balaskas në Bujanoc është vlerësuar lart, ndërsa ai është cilësuar si një mik i çmuar i qytetit.

Me rastin e përfundimit të mandatit, Balaskasit i është shprehur mirënjohje për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese në angazhimet e ardhshme profesionale.