SHKRIMTARI BILALL MALIQI NË ANTOLOGJINË POETIKE BOSHNJAKE

Publikuar 1 muaj më parë

Shkrimtari, Bilall Maliqi, futet në Antologjinë Poetike Boshnjake, me titull “Vrelo nadahnuca” (Gurra e frymëzimit), dalur nga Festivali i Poezisë i Ilidzhës në Sarajevë, 2026.

Në këtë Antologji të veçantë janë të prezantuar shumë poetë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë paraqitur risitë e tyre poetike. 188 autorë, me poezitë e tyre, futen brenda kopertinave të kësaj Antologjie.

Bilall Maliqi në Antologji u përfshi me poezinë “Memoari”. Po ashtu, shkrimtari Maliqi nga ky Festival u nderua me diplomë, me motivacion “Për krijimtari poetike me cilësi të lartë dhe kultivimin e poezisë dhe kulturës”.

Nga shkrimtari, Maliqi presim edhe prezantime nëpër Antologji të tjera botërore. Ky prezantim dhe këto suksese të njëpasnjëshme janë edhe sukses për Preshevën, Luginën dhe për tërë shqiptarinë

a1info