LIDERËT E PARTIVE POLITIKE NUK IU PËRGJIGJËN FTESËS SË ALBULENA HAXHIUT!

Publikuar 1 muaj më parë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pati ftuar në takim, liderët e partive sipas saj opozitare PDK, LDK dhe Aleanca, pëer t’u marrë vesh për çështjene predisentit apo presidentes së Republikës, por që, kësaj ftese nuk ju kanë përgjigjur liderët e partive të lartcekura. Ajo në një postim në facebook, lëshoi një varg kritikash liderëve të atyre partive për mungesë dialogu për zgjidhjen e ngërçit, sa i përket çështjes së presidentit dhe për të dalë nga kjo situatë jo e mirë politike.
Në postimin e Haxhiu  thuhet:
“ Tre procese të njëpasnjëshme zgjedhore me rezultat të përafërt janë dëshmi e bollshme që pa dialogim politik, veçanërisht për çështjen e Presidentit, nuk ka zgjidhje për ecje përpara. Nëse në dimër e pranverë të këtij viti kërkesa e ankesa ishte që të flitej paraprakisht para çdo konstituimi të institucioneve, pavarësisht rezultatit, tash është momenti, mundësia dhe domosdoshmëria për ta zbatuar këtë gjë. Të nisim jo nga ajo çfarë mundemi me lehtësi ta bëjmë, por nga ajo çfarë realisht është nyja që po na çon vazhdimisht në zgjedhje: çështja e Presidentit”, shkroi Haxhiu.
Ajo tha se në ftesën për takim i ka ftuar krerët e të gjitha subjekteve politike parlamentare për të diskutuar për një zgjidhje, ndërsa shprehu keqardhje që PDK dhe Aleanca e kanë refuzuar ftesën.
“Nisur nga këto fakte dhe nga përvoja e këtyre dy viteve, me vullnetin për të gjetur një konsensus politik, kam ftuar krerët e të gjitha subjekteve politike parlamentare. Më lejoni të shpreh keqardhjen time të plotë që pavarësisht ftesës sime të sinqertë, subjektet politike si PDK dhe AAK refuzuan të njëjtën. Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe mbi të gjitha mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese. Të tilla pozicione nuk e ndihmojnë askënd, aq më pak Republikën tonë”, thuhet tutje në postimin e saj.
a1info