Komuna e Gjilanit emëron një rrugë me emrin e humanistit të ndjerë nga Presheva, Selajdin Mustafa

Publikuar 1 muaj më parë

Komuna e Gjilanit ka nderuar humanistin e ndjerë nga Presheva, Selajdin Mustafa, duke emërtuar një rrugë me emrin e tij, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe veprimtarinë e tij kombëtare dbe humanitare.

Selajdin Mustafa

Selajdin Mustafa njihej si një ndër humanistët e shquar të Preshevës, i cili dha një kontribut të veçantë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës në periudhat më të vështira.

Veprimtaria e tij humanitare dhe solidariteti me popullin e Kosovës lanë gjurmë, ndërsa emërtimi i një rruge në Gjilan me emrin e tij synon ta ruajë kujtimin dhe kontributin e tij edhe për brezat e ardhshëm.

Ky vendim i Komunës së Gjilanit është njëkohësisht një vlerësim për kontributin e shqiptarëve të Preshevës, të cilët në periudha të vështira u solidarizuan dhe ndihmuan qytetarët e Kosovës.

Emri i Selajdin Mustafës tashmë do të jetë pjesë e Gjilanit, si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për humanizmin dhe veprën që la pas.