Në Graqanicë vendoset shtatorja e Millosh Obiliqit –në Preshevë është hequr lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës
Dje në Graqanicë është vendosur shtatorja e Milosh Obiliqit nga presidenti Serbisë Tomisllav Nikoliq .
Edhe pse dihet historikisht që kjo kjo figurë historike nuk shenon një frymë pozitive në mesë nesh dhe Serbëve . Pushteti lokal i Komunës së Graqanicës e vendosi këtë shtatore përballë kishës së njohur Ortodokse dhe që në mesë është rruga prej Prishtinës për në Gjilan e Anamoravë . Edhe data 28 qershor ka një simbolika shumë domethënjëse për serbët dhe që na kujton jo fort një imazh të mirë në raportet Shqiptaro-Serbe, dy popujt më të mëdhenj në këtë pjesë të Ballkanit .
\Lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-ës është hequr me forca shumë të mdha nga një aksion i ushtrisë serbe që është marrë niveli më i lartë i këtij shteti . Dallimi është që në përurimin dhe vendosjen e shtatores së Milosh Obiliqit –në Graqanicë mori pjesë Presidenti i Serbisë kurse më datën 20 janar 2013, nw heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë është angazhuar niveli më i lartë i Qeverisë , Presidencës dhe aparati i shtetit Serb .
Nëse lejojet që të gjitha Komunat serbe të vendosin dhe stolisin sheshet e tyre me shtatore, buste e lapidar të kujtesës së ksaj pakice atëher pse ndalohen këto në Komunën Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës që të vendosen pwrmendore . A nuk është ky diskriminim i llojit të vetë . Ne kemi kërkuar që nga pas vitit 1999-ta vetëm reciprocitet . Pakica Serbe në Kosovë është e favorizuar kurse shqiptarët të diskriminuar në mënyrë klasike . Kurse Qeveritarëve të Kosovës zyrtarisht nuk ju lejohet të vizitojn Medvegjën, Bujanocit dhe Preshevën ,ky është një krahasim apo do të thosha një dëshmi për diskriminimin që ju bëhen banorëve të ksaj krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë admnsitrimin e Serbisë .
Opinioni gjithë shqiptarë me të drejtë kërkon që të kthehet në vend ku ishte vendosur në Preshevë lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-ës dhe të lejohet vendosja e shtatoresë së Skënderbeut në qendër të Bujanocit .
29. Qershor 2014
Refik HASANI,autori është publicist i pavarur