KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 muaj më parë

Më 2 gusht të vitit 1949 ushtria greke kishte ndërmarrë një sulm frontal kundër Shqipërisë duke përdorur mbi 70 mijë forca të armatosura, 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 topa gjuajtës, ndërsa në vijën e mbrojtjes së Shqipërisë tonë u mobilizuan direkt në luftime rreth 10 mijë ushtarë, ndërkohë që u mbajtën rezervë në gatishmëri rreth 30 mijë trupa pranë vijës greke të sulmit. Nga trupat greke mbeten  të vrarë në tokën shqiptare 300 ushtarë, 500 të plagosur dhe 270 robër. Sipas botimeve në shtyp, prej datës 2 gusht, deri në orën 12.00 të datës 15 gusht 1949, mbetën të vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë shqiptarë dhe u plagosën 127 të tjerë. Në mesin e të vrarëve më 2 gusht ishte edhe Memo Bejko, Hero i Popullit shqiptar, i cili u vra gjatë një ndeshjeje më forcat shoviniste greke në postën kufitare të Vidohovë.

a1info