Hapja e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc është e palogjikshme – mos i barazoni shqiptarët e Luginës me 45 serbët e Shkodrës

Publikuar 3 javë më parë

Lëvizja Qytetare “Vatra”, përmes kryetarit të saj, Kushtrim Kadriu, në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka shprehur kundërshtimin ndaj idesë për hapjen e një Konsullate të Shqipërisë në Bujanoc, duke e cilësuar atë si një veprim të pakuptimtë dhe pa efekt praktik.

Sipas Kadriut, hapja e një konsullate në Bujanoc është e panevojshme, pasi ajo nuk do të zgjidhte problemet reale me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ai theksoi se është e papranueshme që rreth 100 mijë shqiptarë të kësaj treve të trajtohen njësoj si 45 serbët që jetojnë në Shkodër, duke nënvizuar se këto dy realitete nuk mund të krahasohen.

Kadriu vlerësoi se Lugina e Preshevës nuk ka nevojë për veprime simbolike, por për mbështetje konkrete nga shteti shqiptar në fushën ekonomike, arsimore, kulturore dhe institucionale. Sipas tij, deri më sot angazhimi i Tiranës zyrtare është kufizuar kryesisht në deklarata dhe takime, ndërsa kanë munguar investimet dhe projektet që do të ndikonin drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai shtoi se, në vend të hapjes së një konsullate, Shqipëria duhet të hartojë dhe zbatojë politika afatgjata që forcojnë pozitën e shqiptarëve në Luginë dhe u ofrojnë mbështetje të prekshme në ruajtjen e identitetit, zhvillimin ekonomik dhe përfaqësimin institucional.