KALENDARI HISTORIK
Më 31 korrik të vitit 1948 vdiq pas torturash, Dom Pjetër Çuni. Ai lindi në Shkodër, më 9 korrik të vitit 1914. Shkollën fillore dhe liceun e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Kongregatën Propaganda Fide në Romë. U shugurua meshtar më 23 mars 1940. Shërbeu në famullitë e maleve përreth Shkodrës: Reç e Lohe (Shkrel). U arrestua për veprimati armiqësore në Rrjol më 27 korrik 1948. Vdiq pas torturave më 31 korrik 1948.
a1info