Bilall Maliqi shpallet President Nderi nga Bashkimi i Artistëve Fisnikë të Armenisë

Publikuar 4 javë më parë

Preshevë – Shkrimtari dhe veprimtari kulturor nga Presheva, Bilall Maliqi, është nderuar me titullin e lartë “President Nderi” nga Bashkimi i Artistëve Fisnikë të Armenisë.

Ky vlerësim i është dhënë me motivacionin: “Me mirënjohje për liderizmin e shkëlqyer, përkushtimin ndaj artit, kontributet e jashtëzakonshme për diplomacinë kulturore dhe vlerat humanitare globale.”

Duke e cilësuar këtë si një privilegj të veçantë, Maliqi shprehet se ky është një nga nderimet më të larta që i është bërë një personaliteti shqiptar nga një institucion kulturor armen, duke e konsideruar atë një vlerësim të rëndësishëm për prezantimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Në reagimin e tij, ai thekson se, ndonëse në vendlindje ka kontribuar për dekada në kulturë pa përfitime materiale dhe, sipas tij, është përballur me përndjekje politike dhe largim nga puna, mbështetja e publikut dhe dashamirëve të kulturës i jep forcë për të vazhduar misionin e tij.

“Fakti që nderohem dhe respektohem nga arena ndërkombëtare është motivimi më i madh. Të gjitha këto suksese ia dedikoj Preshevës dhe Luginës në përgjithësi,” shprehet Maliqi.

Ai shpreh mirënjohje të veçantë për mikun e tij, shkrimtarin, përkthyesin dhe publicistin e njohur Peter Tase, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përkthimin e librave dhe poezive të tij në gjuhë të huaja, duke mundësuar botimin e tyre në revista prestigjioze ndërkombëtare.

Po ashtu, Maliqi falënderon Presidentin e Bashkimit të Artistëve Fisnikë të Armenisë, Narek Manveli Arakelyan, për ndarjen e këtij titulli të lartë, të cilin e konsideron një nder jo vetëm për të personalisht, por edhe për Preshevën dhe Luginën e Preshevës.