KALENDARI HISTORIK
Më 29 korrik të vitit 1913, përfundoi punimet Konferenca e Ambasadorëve i filloi në dhjetor të vitit 1912. Ajo mund të ketë qenë përcaktuese e së ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga këtu Shqipëria doli e përgjysmuar në kufijtë e saj.
Kjo konferencë u diktua prej shpërthimit të luftës së parë ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë, që nuk njihej si shtet dhe të Greqisë që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin. Nga kjo konferencë doli Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që dolën jashtë perandorisë osmane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre. Ky Traktat mbeti i fshehtë deri në Konferencën e Versajës në vitin 1918. Në këtë konferencë Shqipëria u njoh si principatë, që do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë.
a1info