Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok, reagon Lista Serbe dhe Beogradi

Publikuar 4 javë më parë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar arrestimin e dy personave të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Të dyshuarit, me inicialet M.J. dhe M.B., janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin se kanë kryer krime ndaj civilëve në zonën e Mitrovicës gjatë vitit 1999.

Sipas Prokurorisë, hetimet janë në zhvillim e sipër dhe, për të ruajtur integritetin e procedurës penale, në këtë fazë nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi rastin.

Ndërkohë, Prokuroria ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast po zhvillohen edhe gërmime në një fshat të Zubin Potokut, pas dyshimeve për mbetje mortore që mund t’u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës.

Pas arrestimeve ka reaguar Lista Serbe, e cila i ka cilësuar akuzat për krime lufte si “mjet për frikësimin e popullit serb” dhe jo si përpjekje për vendosjen e drejtësisë. Sipas saj, këto veprime përbëjnë vazhdim të presionit të autoriteteve të Kosovës ndaj komunitetit serb.

Reagim pati edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila e cilësoi arrestimin në Zubin Potok si “terrorizëm, hakmarrje dhe frikësim” ndaj serbëve në Kosovë.

Gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998–1999, u vranë mbi 13 mijë civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Edhe sot vazhdojnë kërkimet për rreth 1.600 persona të zhdukur, shumica prej tyre shqiptarë.

Vitet e fundit, autoritetet e Kosovës kanë intensifikuar hetimet dhe ngritjen e aktakuzave për krime lufte. Fillimisht, këto raste janë hetuar nga UNMIK-u, më pas nga EULEX-i, ndërsa që nga viti 2018 kompetencat janë kaluar institucioneve vendore të drejtësisë. Burimi: REL.