KALENDARI HISTORIK
Më 27 korrik të vitit 1959, vdiq në burgun e Burrelit, Xhevat Korça. Ai u lind më 10 janar të vitit 1893 në Korçë. Ishte ka qenë mësues, historian dhe ministër Arsimi i qeverisë Kruja. Që i ri iu bashkua çetave e Themistokli Gërmenjit dhe Spiro Ballkamenit. Për këtë aktivitet atdhetar u dënua me vdekje si prej autoriteteve osmane dhe grekëve. Ndoqi gjimnazin e Janinës, Zosimean. Me interesimin e Gërmenjit dhe përkrahjen e Bajram Currit, administrata shqiptare gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez dërgoi Xhevatin së bashku me disa djem të tjerë me studime në Vjenë. Ndoqi studimet në Fakultetin e Filozofisë, dega histori. Me 15 dhjetor të vitit 1918 së bashku me studentët Jani Basho, Remzi Baçi, Nush Bushati, Raqi Buda, Fuad Asllani, Gjovalin Gjadri, Luigj Kakarriqi i paraqitën presidentit amerikan Wilson një lutje ku i kërkojnë “në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen re tij.
a1info