Nëntë grupe parlamentare në Serbi nuk mbështetën kërkesën për shkarkimin e ministres Snežana Paunović
Nëntë grupe parlamentare në Kuvendin e Serbisë, së bashku me shumicën e deputetëve të pavarur, nuk iu bashkuan nismës për nisjen e procedurës së votimit për shkarkimin e ministres Snežana Paunović, pas deklaratës së saj se, po të ishte në vend të Slobodan Miloševićit, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
Ftesa për të mbështetur iniciativën iu drejtua deputetëve të Partisë Demokratike (DS), Partisë Punëtore, grupit “Mi – Glas iz naroda”, “Mi – Snaga naroda”, Novi DSS, Monarkistëve, Aleancës së Hungarezëve të Vojvodinës (SVM), Partisë Socialdemokrate të Serbisë (SDPS), Partisë për Drejtësi dhe Pajtim (SPP), si dhe të gjithë deputetëve të pavarur. Megjithatë, nënshkrimet e tyre nuk u dorëzuan.
Kërkesa për shkarkimin e Paunović u nënshkrua nga deputetët e Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), SDA e Sanxhakut, Partisë për Veprim Demokratik (PDD), si dhe nga të gjithë deputetët e Frontit të Gjelbër-Majtas, Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Srbija Centar (SRCE), Lëvizjes Popullore të Serbisë (NPS), Novo Lice Srbije dhe Kryengritjes Ekologjike, si edhe nga deputetja e pavarur Slavica Radovanović.
Nisma u ndërmor pas reagimeve të shumta ndaj deklaratës së ministres, e cila u cilësua nga opozita si e papranueshme dhe nxitëse e urrejtjes.