KALENDARI HISTORIK
Më 19 korrik të vitit 1940 u lind, Frederik Rreshpja, poet lirik, eseist, publicist dhe botues shqiptar. Penda e tij është ndër më përfaqësueset e vargut shqip. U lind në Shkodër në një familje me origjinë nga Dukagjini. Fëmijërinë e kaloi në lagjen e Çakajve. Kreu shkollimin fillor dhe të mesëm pranë gjimnazit “29 nëntori”. Studimet universitare i ndoqi, në Tiranë me korrespondencë. Punoi në gjendjen civile ne Dajç të bregut të Bunës, më pas nëpunës si përgjegjës kulturor pranë Kombinatit të Drurit në Shkodër. Në vitin 1991 Frederiku u bë kryeredaktori i gazetës “Ora” të Partisë Socialiste të Shkodrës. Ai qe gjithashtu kandidat për deputet nga Partia Socialiste në zgjedhjet e marsit 1992. Nga vitin 1992 shpërngulet nga Shkodra në Tiranë, ku u bë themelues e pronar i shtypshkronjës dhe shtëpisë botuese “Europa” dhe drejtor i revistës kulturore-letrare me po të njëjtin emër. Pas vitit 2000 përjetoi një varfëri të skajshme, e më pas pësoi një hemorragji cerebrale më 2001. Vdiq më 17 shkurt të 2006 në Shkodër dhe varroset të nesërmen në varrezat e Rrëmajit.
a1info