Sami Salihu kërkon zbardhjen urgjente të grabitjes në Preshevë, thirrje për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Publikuar 2 javë më parë

Preshevë – Kryetari i Lëvizjes për Reforma (LR), Sami Salihu, ka reaguar pas grabitjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në Preshevë, duke kërkuar nga organet kompetente republikane që rasti të hetohet me prioritet dhe autorët të nxirren para drejtësisë.

Në reagimin e tij, Salihu theksoi se një ngjarje e tillë, e ndodhur në qendër të qytetit, është e papranueshme dhe kërkon përgjigje të shpejtë nga institucionet përgjegjëse. Sipas tij, qytetarët kanë të drejtë të ndihen të sigurt dhe institucionet duhet të garantojnë rendin dhe sigurinë publike.

Ai u bëri thirrje autoriteteve kompetente që të ndërmarrin masa konkrete për zbardhjen e rastit, duke vlerësuar se rajoni po përballet me sfida të shumta dhe se përkeqësimi i situatës së sigurisë nuk duhet të lejohet.

Njëkohësisht, Salihu i kërkoi kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, dhe kryetarit të Kuvendit Komunal, si dhe zv kryetari Ragmi Mustafa, që të thërrasin urgjentisht mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit, me qëllim shqyrtimin e gjendjes së sigurisë dhe koordinimin e masave përkatëse.

Ai paralajmëroi se, nëse nuk ndërmerren hapa nga pushteti lokal, opozita do të iniciojë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, ku tema kryesore do të jetë situata e sigurisë në Preshevë.

Deri më tani, institucionet kompetente nuk kanë dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me kërkesat e bëra nga kreu i Lëvizjes për Reforma.