KALENDARI HISTORIK
Më 12 korrik të vitit 1952 vdiq, Hafiz Ibrahim Dalliu, atdhetar klerik islam dhe arsimues. U lind në Tiranë në vitin 1878. Studimet e larta i mbaroi në Turqi. Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit, në vitin 19o9 ku u vendos të hapet Normalja e Elbasanit, ku ishte edhe mësimdhënës. Ndihmoi në hapjen e shkollë së parë për vajzat shqiptare në vitin 1906. Pushteti turk i kohës e ndoqi dhe e burgosi për aktivitetin e tij atdhetar. Me ndërhyrjen e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Turqisë ishte liruar nga burgu. Në vitin 1924 mor pjesë në Revolucionin e Qershorit së bashku me Fan Nolin, Luigj Gurakuqin e të tjerë. Ishte dënuar me shumë vjet burg nga regjimi i Zogut si kundërshtar politik. Ka shkruar veprat: “Partiotizma në Tiranë”, Kreshniku i Atdheut, Avni Rrustemi, “Dokrrat e hinit”. Ka përkthyer edhe pjesë të Kuranit në gjuhën shqipe. Ka lënë 15 vepra të botuara dhe në dorëshkrim.
a1info