KALENDARI HISTORIK
Më 15 qershor 2010 u gjet i vdekur në banesën e tij në Beograd, aktori i përmasave botërore, Bekim Fehmiu. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë. Ka qenë një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore. Bekimi u lind në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936, nga i ati Ibrahim Fehmiu patriot dhe punëtor i shquar i arsimit shqip, kurse fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar në Prizren ku e ka mbaruar edhe gjimnazin. Ka luajtur role në filmat e regjisorëve të njohur të botës, sikur ishte edhe roli i Odiseut. Bekim Fehmiu ka bashkëpunuar me shumë aktorë të njohur botërore si: John Huston, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irenë Papas, Claudia Cardinale e të tjerë.
a1info