Sami Salihu reagon për gjendjen e rrugës Preshevë–Rahovicë: Qytetarët po përballen me makth të përditshëm

Publikuar 1 javë më parë

Kryetari i Lëvizjes për Reforma, Sami Salihu, ka reaguar lidhur me gjendjen e rënduar të rrugës në drejtim të fshatit Rahovicë, duke akuzuar pushtetin lokal për neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve.

Përmes një reagimi publik, Salihu ka theksuar se rruga Preshevë–Rahovicë prej më shumë se dy muajsh është shndërruar në një problem serioz për banorët dhe të gjithë ata që e përdorin këtë aks rrugor.

“Rruga Preshevë–Rahovicë prej më shumë se dy muajsh është kthyer në makth për qytetarët. Mirëpresim çdo investim, por kjo mënyrë e realizimit të punimeve nuk mund të quhet investim. Çdo ditë dëmtohen makina, ndërsa udhëheqja e papërgjegjshme e pushtetit lokal vazhdon të heshtë. Qytetarët meritojnë zgjidhje, jo neglizhencë”, ka shkruar Salihu.

Ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për përfundimin e punimeve dhe normalizimin e qarkullimit, duke theksuar se siguria dhe interesat e qytetarëve duhet të jenë prioritet.

Ndërkohë, banorët e zonës vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre për gjendjen e rrugës, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për problemin që po zvarritet prej muajsh.