DW: Bundestagu miraton vazhdimin e misionit të KFOR-it, AfD kundërshton

Publikuar 2 ditë më parë

Berlin – Bundestagu gjerman ka miratuar vazhdimin e pjesëmarrjes së forcave gjermane në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR), raportoi  Deutsche Welle (DW) Shqip.

Sipas raportimit të DW-së, 383 deputetë votuan pro, ndërsa 192 votuan kundër vazhdimit të mandatit të Bundeswehrit në kuadër të KFOR-it.

Gjatë debatit parlamentar, partia nacionaliste gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) kundërshtoi vazhdimin e misionit. Deputeti Alexander Wolf deklaroi se “Kosova konsiderohet gjerësisht shtet i dështuar”, ndërsa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “populist pan-shqiptar dhe nxitës sherri”.

Ai gjithashtu akuzoi qeverinë gjermane se po lejon veten të shfrytëzohet nga Kurti dhe tha se 35 milionë eurot e parashikuara për misionin e KFOR-it do të mund të përdoreshin për nevoja të qytetarëve në Gjermani.

Megjithatë, shumica e deputetëve gjermanë mbështetën vazhdimin e angazhimit në Kosovë, duke vlerësuar se prania e KFOR-it mbetet e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Burimi: Deutsche Welle (DW) / transmeton A1.