KARVANI I SHKRIMTARËVE I LUGINËS NË SH.M.T. “PRESHEVA” NË PRESHEVË

Karvani i Shkrimtarëve i Luginës sot vizitoi Sh.M.T. “Presheva” në Preshevë, ku u mirëprit nga nxënësit dhe personeli arsimor i kësaj shkolle.
Orën letrare e udhëhoqi kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”, Avni Shaqiri, i cili foli për rëndësinë e këtyre aktiviteteve që i zhvillon kjo Shoqatë.
Para nxënësve të pranishëm lexuan poetët: Jalldëze Kasumi, Nehat Ramizi, Bilall Maliqi dhe Avni Shaqiri.
Pati edhe lexime nga nxënësit e kësaj shkolle, të cilët i kishte përgatitur profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Fitore Jahiji. Lexuan këta nxënës: Elma Maliqi, Ajshe Behluli dhe Resmije Ymeri.
a1info