U mbajt mbledhja e VI-të e Këshillit Komunal të Preshevës
Preshevë, 4 qershor 2026 – Sot u mbajt mbledhja e VI-të e Këshillit Komunal të Komunës së Preshevës, në të cilën u shqyrtuan dhe u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi për funksionimin e komunës dhe interesin e qytetarëve.
Ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i Llogarisë Përfundimtare të Buxhetit për vitin 2025. Ky dokument paraqet pasqyrën e realizimit të buxhetit komunal dhe menaxhimit të mjeteve publike gjatë vitit të kaluar, duke reflektuar angazhimin për një administrim të përgjegjshëm dhe transparent të financave publike.
Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit shqyrtuan gjithashtu kërkesa dhe iniciativa të paraqitura nga institucione dhe qytetarë, me qëllim identifikimin dhe adresimin e nevojave prioritare të komunitetit lokal.
Komuna e Preshevës theksoi përkushtimin e saj për të vazhduar punën me përgjegjësi, transparencë dhe në shërbim të interesave të qytetarëve.