Shkolla “Prof. Ibrahim Kelmendi” përfiton donacion me pajisje moderne teknologjike
Preshevë – Shkolla “Prof. Ibrahim Kelmendi” ka pranuar sot një donacion të rëndësishëm nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga 14 kompjuterë dhe pajisje përcjellëse të teknologjisë së fundit.
Ky donacion synon të përmirësojë kushtet e mësimdhënies dhe të avancojë procesin edukativo-arsimor për nxënësit, duke krijuar mundësi më të mira për zhvillimin e aftësive digjitale dhe teknologjike.
Drejtoria e shkollës ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë ndaj Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për këtë mbështetje të çmuar, duke vlerësuar lart kontributin në fuqizimin e infrastrukturës arsimore dhe duke shprehur dëshirën që bashkëpunimi i suksesshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen.