KALENDARI HISTORIK

Publikuar 5 ditë më parë

Më 1 qershor 1913 – Nënshkruhet Traktati i Aleancës Greko-Serbe, duke i hapur rrugën Luftës së Dytë Ballkanike. Ky traktat u nënshkrua në Selanik, pas Luftës së Parë Ballkanike, kur të dy vendet donin të ruanin përfitimet e tyre në Maqedoni nga ekspansionizmi bullgar. Nga vendimet e këtij traktati u cënuan rëndë një pjesë e mirë e territoreve shqiptare në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, dhe Greqi.

Nënshkrimi i Traktatit të Aleancës Greko-Serbe më 1 qershor 1913, në Selanik, ishte një pakt mbrojtës dhjetëvjeçar mes Mbretërisë së Greqisë dhe Mbretërisë së Serbisë. Ky traktat zyrtaroi bashkëpunimin mes dy vendeve për të ruajtur territoret e pushtuara gjatë Luftës së Parë Ballkanike dhe për t’iu kundërvënë pretendimeve ekspansioniste të Bullgarisë. 
Marrëveshja u finalizua në kushtet kur të dyja shtetet ndodheshin përballë ambicieve bullgare për ndarjen e territoreve në Maqedoni dhe shërbeu si gur themeli për marrëdhëniet mes Athinës dhe Beogradit. 

a1info