🇺🇸🏛️ VIZITË HISTORIKE NË PRESHEVË: DY KONGRESISTË AMERIKANË MBËSHTESIN ZËRIN E SHQIPTARËVE TË LUGINËS
Sot, Komuna e Preshevës pati nderin të mirëpresë dy anëtarë të Kongresit Amerikan, Kongresmenin Keith Self dhe Kongresmenin Suhas Subramanyam, në një vizitë me rëndësi të veçantë politike dhe diplomatike për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Në një atmosferë uniteti dhe bashkëpunimi institucional, Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, së bashku me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, prezantuan para delegacionit amerikan sfidat kryesore me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

📌 Gjatë takimit u dorëzua dokumentacion zyrtar që argumenton:
🚫 Pasivizimin e adresave dhe fshirjen sistematike të shqiptarëve nga regjistrat civilë;
🛑 Mospërfaqësimin dhe përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore;
🎓 Mosnjohjen e diplomave dhe pengesat ndaj të rinjve shqiptarë;
💰 Diskriminimin ekonomik dhe mungesën e investimeve zhvillimore;
🪖 Shqetësimet rreth rikthimit të shërbimit ushtarak obligativ.
Prania e Kongresmenëve amerikanë në Preshevë përfaqëson një mesazh të fuqishëm se çështja e shqiptarëve të Luginës po dëgjohet në nivelet më të larta të Uashingtonit.
Kryetarja Ardita Sinani dhe Kryetari Arbër Pajaziti u vlerësuan si shembull i unitetit politik dhe institucional në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Luginë.
🇦🇱🤝🇺🇸 “Lugina nuk është e harruar” — ky ishte mesazhi që dominoi këtë vizitë historike, duke forcuar besimin në mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë, demokracinë dhe të drejtat e shqiptarë