Preshevë: Ardita Sinani priti delegacionin e Bashkimit Europian, UNHCR-it dhe Komesariatit për Refugjatë

Publikuar 2 javë më parë

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka mirëpritur në Preshevë z. Mauro Di Veroli, së bashku me delegacionin e Bashkimit Europian në Serbi, përfaqësues të UNHCR-it dhe Komesariatit për Refugjatë, në një takim ku u diskutuan çështje me rëndësi për zhvillimin dhe të ardhmen e komunës.

Gjatë takimit, palët biseduan për potencialin zhvillimor të Preshevës, sfidat me të cilat përballet komuna dhe nevojën për mbështetje më të madhe infrastrukturore dhe ekonomike. Në fokus të diskutimeve ishin infrastruktura e ujësjellësit, përmirësimi i shërbimeve publike, zhvillimi rural, mbështetja për të rinjtë dhe fuqizimi i ekonomisë lokale.

Po ashtu, u trajtuan edhe tema me rëndësi të veçantë për shqiptarët në Luginën e Preshevës, përfshirë nënpërfaqësimin në institucionet shtetërore, moszbatimin e marrëveshjeve, çështjen e njohjes së diplomave, pasivizimin e adresave dhe bllokimin e mjeteve financiare të ndara nga Kosova.

Në takim u diskutua edhe për menaxhimin e migrimit dhe refugjatëve, si dhe për nevojën e një qasjeje më të drejtë dhe zhvillimore ndaj Preshevës.

Kryetarja Sinani theksoi se Komuna e Preshevës mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Europian dhe partnerët ndërkombëtarë, me synim sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e komunës.