Kurti: Shtesat për lehonat rriten në 500 euro në muaj nga 1 korriku
Kryeministri Kurti ka njoftuar rritjen e shtesave për lehonat, duke bërë të ditur se mbështetja mujore do të rritet nga 325.9 euro në 500 euro, në përputhje me pagën minimale që hyn në fuqi nga 1 korriku.
Sipas deklaratës së tij, qeveria fillimisht kishte nisur mbështetjen me 170 euro në muaj, më pas e kishte rritur në 325.9 euro, ndërsa tani përfitimi do të arrijë në 500 euro.
“Përderisa me qeverisjet e kaluara s’kishte fare shtesa të këtilla, ne i nisëm me 170 euro në muaj, i rritëm në 325.9 euro në muaj, e nga ky muaj bëhen 500 euro”, thuhet në deklaratë.
Kryeministri e ka cilësuar këtë si pjesë të angazhimit për mbështetjen e nënave lehona dhe familjeve, duke theksuar se rritja ishte një premtim i dhënë më herët.
“Urime!”, përfundon njoftimi.