SHKRIMTARI GËZIM ALIU NDEROHET ME ÇMIMIN “JAKOV XOXA”

Publikuar 2 javë më parë

Prishtinë, 19.05.2026
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në Tiranë i ndan çmimin, çmimin “Jakov Xoxa”, shkrimtarit, Gëzim Aliu.
Ky çmim mbarëkombëtar është dëshmi e një pune të pandërprerë dhe e një krijimtarie serioze e origjinale, dhe është një vlerësim i merituar për një zë të rëndësishëm të letrave shqipe.
Çmimi ju nda në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë në një solemnitet ku morrën pjesë: kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin kurti, ministrja për kulturë , Saranda Bogujevci, shkrimtarë e studiues të letërsisë.
Kryeministri Kurti foli para të pranishmëve për figurën letrare të shkrimtarit Jakov Xoxa si dhe për çmimin që tanimë po i ndahet shkrimtarit Gëzim Aliu. Pati diskutime nga pjesa e jurisë, nga akademiku Ali Aliu dhe nga figura të tjera me rëndësi publike.
Çmimin ia ndau Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci.
Shkrimtari Gëzim Aliu e falënderoi jurinë për vlerësimin dhe çmimin e ndarë, çmim ky i një personaliteti të shquar të letrave shqipe, Jakov Xoxa.
a1info